About us

Home  /  About us

“TOP LINE” shpk është një nga të parat kompani private shqiptaro-italiane që merret me import-export dhe tregtim-montim të mobiljeve të gatshme për klient privat, kompani dhe ente publike.Qe prej vitit 2003 jemi aktive ne fushen e arredimit te ambjenteve te brendshme shtepi dhe zyra, si dhe te projektimit: duke vepruar me hapa te vegjel e duke u pershtatur dhe rritur klientelen ne mobilimin e shtepive ne Tirane fillimisht dhe ne rrethina e me pas edhe ne zona te tjera prestigjoze ku spikatin shtepite ne bregdetn shqipetar.TopLine është gjithmonë në kërkim të vazhdueshëm të përmirësimit të cilësisë dhe shërbimit, si objektiv kryesor i nevojshëm për të qënë gjithmonë e pranishme në treg dhe për të kënaqur në terma të shkurtër kërkesat e klientit. Të gjitha produktet tona janë në përputhje me direktivat e BE-së. Ne kemi investuar për të përmirësuar profesionalizmin e punonjësve tanë dhe vëmendje të veçantë ka zënë nevojat e ndryshme të tregut.

Çfarë bëjme ne

Top Line mund te projektoje, realizoje dhe te kompletoje mobilimin e shtepive dhe zyrave me nje skuader te pergatitur ne kete fushe. Arkitektet dhe me pas tekniket e montimit bejne te mundur me ane te organizimit qe ka kjo kompani qe klientela te mbete gjithnje e kenaqur, shoqeruar kjo dhe me ngrohtesine qe ofron stafi dhe cmimet favorizuese. Ne ambientet e Top Line pervec Show Room-it qe ndryshon ne menyre dinamike do te gjeni nje game te gjere katalogjesh te firmave prodhuese nga me prestigjozet ne Itali po ashtu dhe te atyre qe jane me pak te njohura. Top Line merr persiper kombinimin e ketyre prodhimeve teresisht Italiane per te krijuar ambientin komfort te jeteses apo te aktivitetit te klienteles tone. Ky vizion e ben Top Line te jete ne gjendje ta realizoje me ambicie misionin qe jo vetem te shese mobilje por te projektoje per cilindo boten personale dhe cilitdo shtepine e endrrave.